Mblidhet sot Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi

Pas një beteje disa mujore në Kuvend për ngritjen e Komisioneve Hetimore, sot do të nisë punën Komisioni i parë hetimor, nga dy të fituar nga opozita.

Komisioni hetimor për shëndetësinë do të zhvillohet sot në orën 11:00.

Ky komision do të hetojë koncesionet e Check Up dhe Sterilizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetare e këtij komisioni do të jetë Albana Vokshi nga PD, kurse nënkryetari është nga radhët e Partisë Socialiste, dhe do të jetë Toni Gogu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngritja e këtij komisioni është pjesë e dakordësisë së arritur mes PS dhe PD për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Në mbledhjen e sotme pritet miratimi i objektivave dhe kalendarit të punës së komisionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?