FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbroni gjyqtaren dhe familjen e saj!

Një letër shantazhi dhe kërcënimi, me shkrim dore, ka mbërritur te gjyqtarja Arnisa Këlliçi.

Kjo letër po hetohet nga shërbimet e specializuara të shtetit si dhe nga prokuroria. Po shikohet posta ku është nisur, kamerat rrotull zonës së postës, dosjet që ajo ka gjykuar apo ka në gjykim, etj.

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi kërkoi të shtunën të merret në mbrojtje. Shkak sipas saj është bërë një letër kërcënuese në adresë të saj dhe familjes së saj. Në një letër me kaligrafi të keqe të shkruar me dorë: “E dashur gjyqtare Arnisa. Keni dy fëmijë dhe mendoni për ta. Si mund të rroni ju e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt” .

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kërkesën e saj për mbrojtje, gjyqtarja tregon se veç letrës ajo është vënë në dijeni nga Kancelari i Gjykatës se ndaj saj ka pasur një kërcënim me jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnsa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë. Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme”, – thuhet në letrën e gjyqtares.

KLGJ do të mblidhet për të vendosur për kërkesën e gjyqtares. Por jo shumë vonë mbledhjen të nderuar të KLGJ!

Ajo mund të jetë e kërcenuar çdo sekondë me familjen e saj. Policia e Shtetit duhet ta mbrojë derisa KLGJ të mblidhet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?