Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mburrje me afganët ose lopa që derdh kovën me qumësht

Forum E mërkurë, 1 Shtator 2021 10:18
Mburrje me afganët ose lopa që derdh kovën me qumësht
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Thënia e Eleanor Roosevelt, zonjës së parë të SHBA-ve para e gjatë Luftës së Dytë Botërore, se “Mendjet e mëdha diskutojnë idetë, ato të mesme merren me gjërat e mendjet e vogla flasin për njerëz” lipset të relativizohet, sepse sado mendim të lartë të kesh për mendjen tënde, është pothuaj e pamundur për një homosapiens normal të rrijë pa menduar si edhe pa folur për gjëra e për njerëz. Në debatin politik, versioni praktik i kësaj maksime është të evitosh “komentin e komentit”. Përndryshe, debati kthehet në cicmic e shterpë.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 12 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 13 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 18 orësh

Mbasi vura siguresën e mësipërme po i lejoj vetes një përjashtim për të komentuar artikullin anglisht të Kryeministrit Rama, të botuar dje në websitin “Project Syndicate”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së pari, duke tentuar një paralele morale, Rama kujton se shqiptarët strehuan e mbrojtën hebrejtë gjatë pushtimit nazist. Krahasimi çalon në shumë aspekte, por Rama shënon një përmirësim mbasi nuk përmend si më parë paralelen me refugjatë/ emigrantë shqiptarë në vitet 1990-1991. Siç e kam elaboruar pardje, kjo paralele e fundit është antihistorike dhe pa kuptim në kontekstin tonë.

Së dyti, Rama thotë se Shqipëria ishte vendi i parë në botë që mirëpriti refugjatët afganë, u kujton shteteve anëtare të NATOs përgjegjësitë ndaj Afganistanit, i sfidon që të mos tregohen pa shtyllë kurrizore dhe apelon që t’u japin bashkëpunëtorëve afganë strehë, shpresë e një jetë të re.

Këtu, Rama ka një problem serioz me faktet: shtetet e NATO-s e kanë evakuuar pothuaj të tërë personelin e tyre dhe bashkëpunëtorët vendës. Kjo ndodhi midis 15 gushtit, ditës kur ra Kabuli, dhe 30 gushtit, afatit të largimit përfundimtar të forcave amerikane. Kush nuk e ka ndjekur mund të gjejë në internet info të bollshme jo vetëm për Francën, Gjermaninë e Britaninë, por edhe për Italinë, Spanjën, Poloninë, deri te vende më të vogla si Çekia e Hungaria.

Shqipëria nuk ka bashkëpunëtorë vendas në Afganistan, mbasi nuk ka atje as ambasadë e as ndonjë tjetër përfaqësi zyrtare. Trupat tona deri në nivel kompanie (gjithsej 2000 ushtarakë gjatë gjithë misionit) janë kthyer në Atdhe prej kohësh.

Pra, ne nuk kemi kë të marrim, ndërkohë që me një retorikë të pakuptimtë u bëjmë moral atyre që i kanë marrë të vetët.

Por Shqipëria tok me Kosovën e Maqedoninë e Veriut në Ballkan e tok me Ugandën në Afrikë e me disa shtete të tjera pranoi të ndihmojë aleatin SHBA që të sistemojnë “përkohësisht” një pjesë nga kontingjenti afganë i tyre. Fillimisht refugjatët arritën në Ugandë (25 gusht), pastaj në Shqipëri (27 gusht) e më pas në Kosovë e Maqedoni. Nuk e di nëse këto data e sfidojnë paksa deklarimin e Ramës se jemi “vendi i parë në botë”. Por kjo nuk është çështje e pasaktësisë kronologjike. SHBA e kishte bërë kërkesën për afganët që në korrik te një sërë qeverish; ato që pranuan filluan përgatitjet. Rastësia mund ta sillte që avioni i parë me afganë “amerikanë” të aterronte në Rinas e që Rama të mos shkruante gënjeshtra të vogla. Por kjo është pa rëndësi. Pretendimi për lidership moral e predikime i NATO-s fatkeqësisht e bën Kryeministrin të duket një megaloman butaforik. Në një rast kur përunjësia e kombinuar me veprën e mirë mund ta kishte nxjerrë të nderuar.

Së treti, Rama thotë me vend se duhet të kemi një diskutim jo pasionant se pse erdhën punët kështu në Afganistan. Ky është diskutim kompleks që do të vërë nën lupë synimet e mjetet e Perëndimit gjatë dy dekadave të fundit në Hindukush. Por, fatkeqësisht, Rama vetë (të paktën në këtë artikull) nuk thotë asgjë konkrete. Disa përvoja specifike të Shqipërisë me disa ndërkombëtarë e projekte mund të sillnin një shpjegim modest dhe këshilla për të ardhmen. Por druaj se Rama nuk është personi i duhur për këtë gjë.

Së fundmi, për të tërë ata që qortojnë Kryeministrin se po e përdor situatën afgane për propagandë e vetëpromovim, do të thosha se ata para e pas Ramës zor se do t’i shpëtonin këtij tundimi. E rëndësishme do të ishte sensi i masës, i arsyes e i përunjësisë. Te mungesa e këtij të fundit e shoh dështimin këto ditë.

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.