Mbyllet Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Tabaku: PS nuk lejoi të shtyhej afati

Komisioni Hetimor për Inceneratorët është mbyllur, pasi maxhoranca votoi kundër planit të hetimit dhe për rrjedhojë edhe kundër shtyrjes së afatit të punës së Komisionit. Në një deklaratë për mediat nga jashtë Kuvendit, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku tha se PD do të vijojë ta denoncojë këtë aferë.

“PD prezantoi një plan hetimi, kërkoi të zbatohej rregullorja. Ne kemi shumë info që kanë ardhur në rrugë jo zyrtare, ky Komision Hetimor ka një fitore të vogël, arrestimi i Lefter Kokës që erdhi pas padisë së PD-së.

Unë besoj se në zbatim të rregullores, PS duhej të na lejonte të shtyhej. Kjo e drejtë nuk u lejua. Nëse në fillim të këtij komisioni ne flisnim për akuza, sot flasim për korrupsion, grup të strukturuar kriminal.

PD është e vendosur ta vijojë denoncimin kësaj afere, të bëjë publikojë çdo informacion, deri kur personi i fundit i përfshirë në aferë, që për mendimin tonë është Edi Rama, të shkojë përpara drejtësisë”.

SHKARKO APP