Mbyllet procesi i verifikimit të votave në qarkun Elbasan

Ka përfunduar procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, dhe të dhënat zyrtare do të publikohen ditën e hënë në mbledhjen e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. Tanimë, pritet nesër nisja e numërimit të votave për efekt rezultati në dy qarqet që kanë numrin më të madh të mandateve në vend, Tiranë e Fier.

Në Tiranë, Partia Demokratike kërkon që të rifitojë një mandat që iu mor me një diferencë të ngushtë nga Partia Mundësia e Agron Shehajt. Në Partinë Socialiste janë disa kandidatë që shpresojnë për vota më shumë, duke qenë se janë ndarë në një rezultat të ngushtë nga kolegët e tyre në zgjedhjet e 11 majit.

Si në Tiranë dhe në Fier rinumërimi i votave do të bëhet i plotë, si për subjektet politike ashtu edhe për kandidatë. Një tjetër qark i rëndësishëm është edhe ai i Durrësi. Atje ka pretendime që më së shumti janë mes PD-së. Aulon Kalaja thotë se ka pasur manipulime dhe rrjedhje votash. Ai synon të fitojë deri në 1 mijë vota për të fituar mandatin e deputetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?