Mbyllet seanca plenare, Bardhi akuzon PS-në se po tenton të zvarrisë Reformën Zgjedhore

Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi PS-së se po tenton të zvarrisë Reformën Zgjedhore.

Sipas tij nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale dhe kjo sjell humbjen e çdo mundësie për bashkëjetesë normale mes pozitës dhe opozitës.

“Ka tentativë të qartë nga grupi parlamentar i PS-së për të penguar përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore me qëllim zvarritjen e kësaj reforme. Nëse opozitës në kuvend i mbyllet çdo hapësirë institucionale kuvendi nuk mund të funksionojë. Parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese”,-tha Bardhi në një reagim jashtë parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?