Mbyllet seanca, votohen ministrat Ahmetaj dhe Ekonomi
Politikë E Martë, 20 Prill 2021 04:42
Parlamenti ka miratuar dekretet për emërimin e Ministrit të Financave dhe Ministres së Ekonomisë, megjithë bllokimin e seancës nga ana e Partisë Demokratike. Arben Ahmetaj mori 77 vota pro. Ndërsa ministrja Milva Ekonomi mori 76 vota pro.
Pavarësisht se kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi në takimin e krerëve të grupeve normalizimin e situatës, seanca sërish filloi me bllokimin e foltores së Kuvendit nga ana e deputetëve të PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

