Mbyllet sot Kuvendi, Blushi: Në 4 vjet vetëm dëmtuat Shqipërinë

Kuvendi i Shqipërisë mbyll sot punimet e Legjislaturës së VIII-të, që shënon dhe shpërndarjen e parlamentit aktual për t’i hapur rrugën zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, nga ku do dalin 140 deputetët e rinj.

Në fjalën e tij, deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka kritikuar reformat e qeverisë.

Ai ka bërë një rezyme të punës së qeverisë në 4 vite duke dalë në rezultatin se cdo reformë, sipas tij, ka prodhuar negativitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të them se deficiti dhe borxhi që i kemi kësaj republike në 4 vjet nuk lahet as për 4 vitet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk mundet një parlament që ta lerë vendin më keq sesa nga e gjeti.

Po dështojnë mundësitë për zgjedhje, nuk u morët vesh me cadrën, se jeni si karrige me 2 këmbë, ra karrigia, republika bie, por kostoja do jetë shumë më e lartë, askush nuk e besonte se do shkonit kaq gjatë, kjo krizë ka vetëm një rrugë duke mos u zgjidhur.
Prokurori polici janë të kalbura, republika do të bjerë si një karrige që mbahet me dy këmbë, po ra njëra bie tjetra.

Zoti kryetar këtë republikë do drejtosh ti, këtë republikë do të drejtosh ti. Kjo është republika e Likes. Fushatë të mbarë nëse do ketë zgjedhje e suksese në jetë”- tha Blushi.

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi zbuloi arsyet se pse nuk votoi pro-zgjedhjes së Ilir Metës si President i Republikës së Shqipërisë. Sipas Blushit, njeriu që duhet të bënte më shumë për të zgjidhur krizën, nuk bëri asgjë.

“Njeriu që duhet të bënte më shumë për të zgjidhur këtë krizë, ai nuk bëri asnjë gjë, u bë President. U bëre President i asaj Republike që nuk bën dot zgjedhje të lira, në atë që ka bllokuar zgjedhjet, në atë Republikë ku askush nuk ndëshkohet dhe kjo është arsyeja pse votova kundër. Nuk bën dot zgjedhje, nuk ndëshkon dot askënd, kjo është situata në të cilën gjendet vendi,” tha Blushi nga foltorja e Kuvendit.

Seanca e fundit

Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon mes të tjerash miratimin e projektvendimit per “Për mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit”, ndërsa në rend dite janë për diskutim dhe disa pr/ligje, si ai “Për peshkimin”, “Për zonat e mbrojtura”, ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane për projekte në infrastrukturë, etj.

Seanca e fundit e këtij parlamenti do të mbyllet pa praninë opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?