Mbyllja e kolegjit turk, Këshilli i Europës: Erdogan presion qeverisë. Jemi të shqetësuar

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka reaguar për mbylljen e kolegjit turk ”Mehmet Akif” me vendim të qeverisë ”Rama 3”. Në reagim specifikohet se juristët, akademikët dhe shoqëria civile, e cilësojnë një vendim të tillë si arbitrar dhe se shkak për marrjen e vendimit është bërë presioni nga autoritetet turke. Për ta presidenti turk Erdogan përdori peshën kundrejt autoriteteve shqiptare, duke bërë thirrje për mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë.

Reagim i plotë

Shqipëria, një shembull i fundit i përdorimit të autoritetit publik për qëllime politike

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 22 shtator 2022, qeveria shqiptare anuloi dy institucione arsimore turke për shkak të një procedure të pretenduar zhvendosjeje. Kjo mbyllje u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme.

Rastet e rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur në të njëjtin skenar në Republikën e Moldavisë (shih Doc. 14649“Thirrja e Republikës së Moldavisë për të rivendosur sundimin e ligjit”) dhe kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.

Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?