Mbyllja e News 24, Arlind Qori: Pushteti hakmerret ndaj ish-ortakut të vet

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me kontratat e qirave për objektet ku këto media zhvillojnë aktivitetin.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar Arlind Qori, kreu i “Lëvizja Bashkë”, i cili solidarizohet me punonjësit, të vetmit që e pësojnë kur pronarëve u prishen pazaret me qeverinë.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

SOLIDARITET ME GAZETARËT DHE PUNONJËSIT E NEWS24

Swiss Digital Mobile Reklama

Të jesh gazetar sot në Shqipëri është gjithnjë e më e vështirë. Censura e “vetëkuptueshme” nis me bizneset e pronarit dhe ortakëve të tij.

Mbi të ngrihet censura për hir të interesave të reklamuesve të televizionit. (Shembulli i ditëve të fundit: pagimi i heshtjes nga Bankers Petroleum-i).

Me ndërthurjen gjithnjë e më të imët të interesave të pronarit dhe qeverisë, censura merr trajtën e një linjës editoriale proqeveritare. (Pjesa më e madhe e televizioneve). Për shkak se struktura ekonomike e mediave është e paqëndrueshme, rëndom gazetarëve u vonojnë rrogën, derisa pronari të kapë ndonjë tender, koncesion a leje ndërtimi.

Ka raste kur pronarit (Hysenbelliu) i prishen pazaret me Edi Ramën. Linja editoriale bëhet më kritike ndaj qeverisë, ndonëse elementët e tjerë të censurës vazhdojnë. Pushteti hakmerret ndaj ish-ortakut të vet, pa e vrarë mendjen se të njëjtat privilegje që sot po ia heq atij vazhdon t’ua njohë e forcojë ortakëve të tjerë. Papritmas gazetari e gjen veten në rrugë. Pa punë, pa siguri dhe pa vlerësim për punën e kryer në kushte thuajse të pamundura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?