FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

McCain flet pas vizitës në Tiranë: Qeveria ka vullnet për dialog me opozitën

Pak ditë nga vizita në Tiranë e senatorit amerikan John McCain në Washington publikohet një deklaratë ku thotë se në takimet që ka pasur me kryeministrin Rama ka treguar vullnet për një dialog me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Mesazhi

“Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e PD-së Lulzim Basha u inkurajova me gadishmërinë e të dy partive për të ndjekur dialogun përmes një ndërmjetësi ndërkombëtar për të punuar për të zgjidhur diferencat e tyre politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu jam i lumtur që dëgjova nga të dy liderët se do të marrin në konsideratë vëzhgues ndërkombëtar të procesit zgjedhor  për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam i bindur se të gjithë partitë janë të vendosura për forcimin e ligjit, luftës së korrupsionit dhe krijimin e një drejtësie të pavarur. Në këtë rrugë të rëndësishme, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek SHBA si një mik besnik dhe partner.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?