Me 100 % të pushtetit Rama shkatërroi gjithçka. Tani kërkon vetëm 51 % pushtet që të rregullojë Shqipërinë!

Nga Herion Mesi, zv/kryeredaktor i KOHA JONE-

Edi Rama do mbahet mend si politikani që erdhi plotë zhurmë për ndryshime stili qeverisje në vitin 1998. E mori Fatos Nano në fillim dhe e mbështeti fuqishëm Ilir Meta, kur e bëri kryebashkiak në Tiranë. Më pas Rama nuk ndaloi se ngjituri lart në pushtet, duke ngatërruar dynjanë dhe duke synuar kreun e pushtetit në vend.

Duke përdorur batutat, ai u ngjit kaq lart sa nuk e mendoi njeri!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe kur i mori të gjitha; pushtet qendror, pushtet lokal, drejtësinë, insitutucionet kushtetuese, shumicën e ambasadorëve të huaj, bashkëpunoi me krimin, dha  tenderime, koncencione, PPP, ndau e sakatoi buxhetin e shtetit për oligarkët; me një fjalë kishte dhe ka akoma gjithçka në dorë dhe nuk bëri asgjë për njerëzit. Nuk rriti mirëqënien, nuk luftoi krimin, nuk rriti pensionet, nuk siguroi që rinia të rrijë e të punojë e jetojë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me pak fjalë me 100 % pushtet dhe nuk bëri gjë. Përkundrazi!

E tani, ai Edi Rama, kërkon vetëm 51 % pushtet që ta ndryshojë vendin!

Kjo është sarkazëm, bile cinizëm, me popullin shqiptar.

Por populli e ka ndarë mendjen që me 25 prill 2021 të ndahet njëherë e mirë nga kjo farë e keqe, nga ky sekt që mori dhe pushtoi krejt PS-në.

Ndaj slogani “është koha për të ikur”, njerëzit shprehen kudo se “është koha për tu zhdukur si Rilindje!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?