Me 186 km/h në Bypassin e Fierit, Policia: Patrulla ka nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë
Jugu është i preferuar nga të gjithë, ndaj dhe këtë të dielë Policia Rrugore ka qenë me patrulla të shtuara që në orët e para të mëngjesit. Fluksi është sidomos në Bypassin e Fierit.
Policia ka shtuar kontrollet në këtë aks i cili është kthyer në problematik për shkak se dhjetëra drejtues shkelin limitin e shpejtësisë.
Sipas njoftimit për shtyp nga Policia e Shtetit, thuhet se u konstatua se kishte automjete të cilat lëviznin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.
Policia ka gjobitur drejtuesit që kanë shkelur rregullat teksa paralajmëron të gjithë shoferët se në Shqipëri tashmë ka patrulla nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë.