Më 12 shtator, Kuvendi merr vendimin për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçës në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Legjislacionit u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Gjatë mbledhjes PS dhe PD kanë rënë dakord që Kuvendi të shqyrtojë më 12 shtator për dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Në draft raportin e lexuar nga kryetarja e Këshillit të Legjislacionit, deputetja e opozitës, Dhurata Çupi analizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i sugjeron kuvendit hapat qe duhet të ndërmarrë për zbatimin e vendimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash”, ka thënë Çupi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarja e Këshillit të Legjislacionit, Klotilda Bushka, deputete e PS-së, shprehu dakordësinë e saj, lidhur me draft-raportin e paraqitur nga opozita lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, me përjashtim të propozimit për paraqitjen e një raporti.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputetja socialiste Ermonela Felaj kur tha se “nga pikpamja ligjore jeni në rregull me vendimin e Këshillit të Legjislacionit për t’i këshilluar Kryetares së Kuvendit që mocioni për mandatin e Olta Xhaçkës të shqyrtohet në seancën e parë të Kuvendit”.

Drafti i demokratëve: 

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”.

2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin”, thuhet ne raportin e hartuar nga demokratja Dhurata Ccupi raporton Top Channel.

Beteja e demokratëvë për mandatin e Olta Xhackës vijon prej dy vitesh mes ecejakeve Parlament-Gjykatë Kushtetuese. Opozita po nxiton ti heqe mandatin Xhackës para se ti mbarojë natyralisht pasi neni 66/a i ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikon se kërkesa për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit mund të paraqitet në Kushtetuese jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?