Më 7 dhe 8 shkurt pritet që të bjerë borë në Tiranë

Temperaturat e ulëta do të mbërthejnë Shqipërinë. Fillimi i shkurtit pritet të nisë me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente dhe do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në lindje të vendit dhe jug.

Të enjten do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Shumë vende në veri, verilindje e juglindje janë zbardhur nga bora ndërkohë që edhe në Tiranë sipas meteorologëve pritet të ketë reshje bore, konkretisht më 7 dhe 8 shkurt.

SHKARKO APP