“Më duket shumë e shëmtuar kur debatojnë dy gra”, Grida Duma: Preferoj të bëj debat me një burrë, kam lindur si qenie e fortë
Tërheqëse, e bukur dhe elegante, mendime të cilat të vijnë teksa sheh Grida Dumën. Në çdo dalje është e pashmangshme që bukuria e saj të mos përmendet. Por përtej kësaj, tek ish-deputetja është për t’u vlerësuar shumë edhe mënyra se si ajo flet, mesazhet që përcjell, sa të bukura po aq edhe të vlefshme, që të mbushin plot me energji pozitive.
Në natën e katërt të programit “Dola te Ola” zbuluam një anë tjetër të Grida Dumës, siç jemi mësuar tanimë të shohim personazhet në program. Ish-deputetja rrëfen se me tre epitete do ta vlerësonte veten si shumë njerëzore, të padorëzuar dhe që nuk pendohet, edhe pse ka plot kritika për Gridën.
Në pamje të parë Grida duket një grua e fortë, por a e konsideron ajo veten të tillë? Ajo thekson se ka lindur si një qenie e fortë dhe e lirë dhe është rritur si e tillë.
Kur Stefi e pyeti se ku do ta shihnim Gridën nëse nuk do të ishte pjesë e politikës, me bindje dhe pa u menduar ajo përgjigjet: “Në regjisurë, padiskutim”.
Diçka tjetër që tregoi gjatë rrëfimit të saj në “Dola te Ola” ishte se nuk i pëlqen të debatojë me një grua. Ajo thekson se i pëlqen dhe preferon më shumë të debatojë me burrat. “Më duket shumë e shëmtuar që dy gra të debatojnë”.