“Me dy miq të veçantë”! Presidenti Meta takon Alvin Berishën dhe babanë e tij

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti ditën e sotme në presidencë Alvin Berishën dhe babanë e tij.

Presidenti Meta publikoi në profilin e tij në Facebook, dy fotografi përkrah “miqve të veçantë”, siç ai iu referua.

Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që doli nga “kampi i ferrit” Al Hol në Siri, ku qëndroi për plot 5 vite preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në shtetin fqinj të Italisë.

SHKARKO APP