Me këngë labe, Rama promovon aksin e ri të Lumit të Vlorës: Zgjeron hartën turistike të jugut

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur më këngë labe, ku përmes një postimi në facebook, ka promovuar aksin e ri të Lumit të Vlorës, që sipas kreut të qeverisë, zgjeron hartën turistike të jugut.

Po ashtu Rama thekson se ky investim afron malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor.

“MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor, ju uroj një të diel të bukur”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?