Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Me not nga Italia në Vlorë, Eva Buzo: Ndihem krenare, gjithmonë doja të bëja diçka për Shqipërinë

Politikë E martë, 20 Gusht 2024 15:36
Me not nga Italia në Vlorë, Eva Buzo: Ndihem krenare, gjithmonë doja të bëja diçka për Shqipërinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vjet nuk ja doli, por Eva Buzo u rikthye dhe notoi nga Italia në brigjet e Vlorës. Ajo ndjehet e lumtur për këtë arritje, por nuk e mohon lodhjen. Shqiptaro-Australiania përfundoi dje në mëngjes sfidën e saj duke përshkuar me not 90 km nga brigjet e Leçes në Itali, në gadishullin e Karaburunit për 35 orë e 17 minuta. Sfida nisi pasditen e 17 gushtit 2024 nga shkëmbinjtë e San Foca, pranë Leçes-s dhe përfundoi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 19 gushtit kur preku tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, në një nga gjiret e Karaburunit. Eva Buzo ia doli të bëhet atletja e parë grua që kalon me not kanalin e Otrantos.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Eva si ndihesh për këtë arritje?

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Për momentin po ndjej shumë emocione dhe sigurisht jam e lodhur. Ndjehem tepër krenare që ia arrita sepse ishte diçka që e dija që mund ta bëja dhe për këtë mu deshën shumë vite për të arritur këtu dhe tashmë ndihem tepër falenderuese bashkisë së Vlorës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo është hera e dytë që e provoni dhe cili ishte qëllimi juaj për ta arritur këtë gjë?

Mendoj që jam zhvilluar shumë si sportistë këto vitet e fundit dhe gjithmonë e dija që ishte diçka për t’u bërë pavarësisht sa kohë mund të zgjaste. Gjithmonë kam dashur të bëja diçka për Shqipërinë, për vendin tim dhe bashkëpunimi me një ekip shqiptar në varkë që më shoqëronte ishte diçka speciale dhe na jep atë kënaqësinë e realizimit në grup së bashku.

A hasët probleme gjatë udhëtimit tuaj?

Shumë gjëra të ndryshme, kur dola nga uji isha tepër e zbehtë dhe këtë gjë po iua tregoja edhe nipërve këtë mëngjes. Është një rënie graduale dhe ti nuk e dallon dot kur je në ujë, pra nëse ishte diçka normale dhe them që gishtërinjtë e mi po ndryshojnë, do të ishim të shokuar dhe do të mërziteshe. Por kur ndodh gradualisht ti nuk e dallon dot menjëherë por problematika më e madhe janë rrezet e diellit dhe djegia nga rrezet. Dhe trupi gradualisht lodhet dhe njëri krah është më i lodhur se tjetri ose anasjelltas por duhet të jesh e fokusuar dhe të mendosh sikur je diku tjetër dhe po relaksohesh që mos ta ndjesh shumë lodhjen. Kur po arrinim drejt fundit po ndihesha tepër e frikësuar sepse truri po luante lojëra me mua dhe shihja gjëra të ndryshme dhe në fund më duhesh vetëm të prekja gurjet por ishte aq shumë errësirë dhe nuk mund ti shihja dhe për shkak se kisha haluninacione. Po shikoja gjëra të frikshme dhe skuadra po më thoshte që thjesht të notoja sepse isha në fund por në fund arrita t’ja dilja në një mënyrë a tjetër.

Në fund desha një këshillë nga ju për të rinjtë në Shqipëri, Australi dhe në mbarë botën?

…është tepër e vështirë për t’u thënë, por kjo ishte ideja dhe aventura ime dhe është përgjegjësia ime ta përmbushja asnjë nuk do ta bënte këtë gjë për mua kështuqë duhesh ta bëja vetë. Çdo kush ka ëndrra dhe vizionet e tij dhe çdo gjë varet nga ju për të bërë zgjedhjet dhe duhet të besoni në veten tuaj për të realizuar atë çka dëshirojnë

Etiketat e lidhura

Eva Buzo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.