Me pension 160 mijë paskam ble shtëpi unë? Nëna e Kryemadhit në SPAK: As nuk kam bërë tendera, as djegësa apo 5D

Nëna e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, sot për herë të parë u paraqit në SPAK. Fatime Kryemadhi pas daljes nga ambientet e SPAK-ut ku qëndroi 4 orë, tha për gazetarët e interesuar se gjithçka që ka bërë i ka bërë me bankë dhe se ka ndërtuar tek prona që i la bashkëshorti.

Fatime Kryemadhi: Unë jam mamaja e Monikës, jam krenare për vajzën që kam, qëkur filloi të merrej me djegësat ajo ata filluan të…kam shumë respekt për gazetarët, mos shkruani çfarë ju thonë njerëzit ose që bëjnë luftë politike, verifikojini gjërat, dhe pastaj.

Për çfarë u pyetët?

Fatime Kryemadhi: Për shtëpinë, un s’jam pa shtëpi, unë kam punuar gjithë jetën, për pronat, me shtëpinë që kam, unë nuk jam pa punë, se më kishin nxjerrë këta me një pension 160 mijë paskam ble shtëpi unë.

A u është sekuestruar celulari?

Fatime Kryemadhi: Pse çfarë ka celulari? Ka ndonjë gjë të veçantë. As nuk kam bërë tendera. As djegësa as 5D. Nuk ka pse të pyetet. Unë tek toka që më ka lënë burri kemi ndërtuar pallatin. Kam ndihmuar vajzën me paratë që mora nga pallati. Me pasurinë kam ndihmuar edhe vajzën për fëmijët, pse për kë i kam lekët për fëmijët i kam. I kam të gjitha me bankë.

SHKARKO APP