Me tone të ashpra, Duma për programin e qeverisë: Paçavure. I keni vënë lakun në fyt qytetarëve
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma në oponencën e bërë ndaj programit të qeverisë ”Rama 3”, tha se është një ringinje dhe jo rilindje, rimëkëmbje dhe rindërtim. Teksa ka shpërthyer me tone të ashpra, ajo theksoi se qeveria po i konsideron fatkeqësitë e Zotit si fat. Po ashtu nënkryetarja e PD tha se qeveria i ka vënë lakun në fyt qytetarëve.
”Jeta e shqiptarëve nuk është procedurë. Ne si grup Parlamentar kërkuam kohë ta lexonim. Në fakt keni pasur të drejtë ju, nuk duhet as edhe një minutë. Jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina se ajo që ka brenda. Do flas me gjuhën tuaj se nuk jemi kundër për kundërshti. Kjo mënyra e të shkruarit do të dëgjoni rilindje, rimëkëmbje, rindërtim, por ngadhënjen vetëm ringinje.
Ju mendoni se silleni si Zota. Jeni kaq të çuditshëm të ndjerë mirë në mëkat që edhe fatkeqësitë ju vijnë fat. Ju mendoni se tërmetin ua solli Zoti, për të kuptuar sa shtetlartë jeni ju. Padyshim që të rilindurit e rilindur në këtë paçavure që në cilëndo faqe të hapni nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së.
Do ta përdorni edhe lakun e varfërisë si një kushtëzim për votën. Nuk ka gjë më të shëmtuar se njerëz që llogarisin bukën e gojës. Racizëm politik bëni ju, duke i vënë lakun në fyt qytetarëve. Juve ju lumtë që e keni ndërgjegjen nën shollë”.