Media e njohur britanike shkruan për Ilir Metën: Përse Presidenti i Shqipërisë është i dashuruar me ekipin Celtic?
Përse Presidenti i Shqipërisë është i dashuruar me ekipin e Celtic?
Nga Anthony Joseph, Sky Sports News
(Në një ekskluzive të Sky Sports News, Ilir Meta shpjegon se si filloi pasioni i tij për Celtic FC dhe si ndjekja e ndeshjeve të ekipit në TV ndihmon në lehtësimin e ngarkesës të të qenit president.)
Presidenti i Shqipërisë dhe Celtic FC është një lidhje dashurie që ka mahnitur shumë mbështetës të futbollit në Skoci.
Ilir Meta, i cili ka shërbyer si President i vendit ballkanik që nga viti 2017, ka postuar gjatë vitit të fundit në profilin e tij në Twitter fotografi dhe video të tij me fanellë të Celtic dhe nuk ka reshtur së postuari vazhdimisht reagimet e tij për secilën ndeshje.
Postimet e tij në Twitter janë jashtëzakonisht të çuditshme për një udhëheqës botëror. Në të njëjtën ditë, ai mund të fotografohet duke marrë pjesë në takime të rëndësishme presidenciale dhe më pas shihet duke vrapuar në plazhet e Shqipërisë me fanellën e Celtic, duke bërtitur: “10 kupa në radhë” dhe “Hail Hail”.
Kjo ka bërë që shumë njerëz në këtë pjesë të botës të pyesin pse dhe si ka ndodhur kjo.
Sky Sports News zhvilloi një intervistë ekskluzive me Presidentin Meta ku ai shpjegoi arsyet e dashurisë së tij për kampionët Skocezë, e cila shkon deri në nënshkrimin e e-maileve dhe mesazheve me tekst për udhëheqësit e tjerë të botës me parullën kelte “Hail Hail”.
I ulur në Pallatin e tij Presidencial në Tiranë i veshur me shiritat e famshëm jeshil dhe të bardhë, ai zbuloi se e kishte pëlqyer Celtic që në vitin 1979, por teksa kishte qenë në Bosnjë para kualifikimit të tyre në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ai monent e vulosi këtë lidhje të fortë.
Ai tha: “Për herë të parë, pashë Celtic në TV kur erdhën për të luajtur me Partizanin e Tiranës në vitin 1979. Këto ndeshje ndërkombëtare ishin shumë të rralla gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Më kujtohen futbollistët e mëdhenj si (Kenny) Dalglish dhe të tjerët.
“Më vonë, kapiteni i ekipit tonë kombëtar Rudi Vata po luante për Celtic dhe unë isha një mik i mirë me të – dhe akoma jam – dhe ai më fliste se sa krenar ishte që kishte luajtur për Celtic.
“Por ajo që më lidhi aq fort me Celtic ishte në Sarajevë një vit më parë. Isha në një vizitë zyrtare në qendrën kryesore të qytetit dhe pashë një grup njerëzish, shumë entuziastë, duke pirë birrë, duke brohoritur – nuk ishte shumë e qartë se çfarë po ndodhte. Dhe pastaj pashë kombinimin e shkëlqyeshëm të ngjyrave dhe kuptova që Celtic ishte aty.
“Po shkoja te tifozët dhe po i përshëndesja dhe ishte një atmosferë fantastike. Unë pata një reagim të shkëlqyeshëm nga ata dhe po flisnim për respektin tonë që kishim për Rudi Vatën. Dhe kjo më bëri të përqendrohem kaq shumë te Celtic dhe tani është ekipi i vetëm që unë ndjek me fanatizëm.”
Në verë, Presidenti Meta, 51 vjeç, krijoi një Klub të Mbështetësve të Celtic në Tiranë me ish-lojtarin Vata.
Ai është përpjekur t’ia përçojë pasionin e tij ndaj zyrtarëve të tjerë qeveritarë në Shqipëri dhe në të gjithë botën duke përdorur një parullë kelte në mesazhet e tij.
Ai tha: “‘Hail Hail’ tani është shumë i zakonshëm këtu në Shqipëri dhe shumë njerëz më përshëndesin në këtë mënyrë. Ashtë një kënaqësi e madhe për mua që shumë nga udhëheqësit e tjerë të ma kthejnë me të njëjtën shprehje – është shumë frymëzuese dhe entuziaste. Në këto kohët e sotme, na duhet kjo energji dhe optimizëm.
“Puna ime si president nuk është aq e lehtë. Je nën stres dhe nën presion për të bërë shumë gjëra. Kështu që kur ndjek Celtic, kjo më ndihmon të mbledh forcat dhe të marr më shumë energji pozitive dhe të harroj ngarkesat dhe të frymëzohem.
“Celtic më jep kënaqësi dhe motivim të madh dhe më pëlqen ta tregoj kudo këtë.
“Do të më pëlqente të shkoja në një ndeshje. Nuk kam pasur kohë ende por së shpejti do të vij dhe do të bashkohem me të gjithë mbështetësit e Celtic, jo në tribunën VIP.”
Presidenti Meta shpreson shumë se Celtic mund të arrijë 10 tituj historikë në radhë këtë vit – dhe beson se ata mund të kenë një ndihmë të madhe nga nënshkrimi i verës me Albian Ajeti, i cili ka prejardhje shqiptare.
Ai tha: “Tani kemi një tjetër shqiptar, i cili është Ajeti – ai do të jetë një makineri golash. Dhe në të ardhmen ne shpresojmë të shohim Rocco Vata (djali i Rudit, i cili është në ekipin e të rinjve të Celtic), të luajë për ekipin e parë.
“Shpresoj që i gjithë ekipi i Celtic të tregojnë karakterin e tyre më të mirë pasi ky sezon është më i rëndësishmi, sepse këtë vit duam të kemi 10 kupa në radhë. Kjo është arsyeja pse fanella ime e Celtic ka numrin 10. Jam optimist që do t’ia arrijmë.”
Celtic FC means a lot to me and to us: it means solidarity, socialization, community, loyalty, integrity, friendship.
IF YOU ARE A CELT YOU ARE ALWAYS A CELT!
HAIL HAIL! 🍀🍀 #CelticFC💚 #CSCAlbania🇦🇱🍀 #TheBhoys #CelticFans pic.twitter.com/cBJfMaYuQR— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) July 12, 2020
Beautiful memories from Sarajevo a year ago! Fiery hugs to all those with whom we shared those wonderful moments! Hail Hail! 🍀🍀 #CelticFC 💚 #CelticFans #CelticSupportersClubAlbania 🇦🇱🍀 pic.twitter.com/BWLlqbF4mN
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) July 9, 2020