Media greke sulmon Edi Ramën: Pritet luftë ballkanike, Rusia nuk do qëndrojë indiferente

 

Media greke ka sulmuar sërish kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Cilët dhe pse po ndezin tani zjarrin në kufi? – është titulli i revistës greke EPIKAIRA, e dalë në treg këtë të mërkurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Revista hap panik se pritet një luftë Ballkanike sipas saj, ku Rusia nuk do të qëndrojë indiferente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në faqet e brendshme ajo e paraqet Ramën me shprehje luftarake në fytyrë poshtë një harte të Shqipërisë.

Në median greke janë shtuar spekulimet për këtë temë.

Më herët revista greke “Bilanci ushtarak dhe gjeopolitika”, i kushtonte 10 faqe marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Revista thotë madje që në rast të mosfunksionimit në detin Jon, të marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës, mund të kalohet në një konflikt ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Autori është i bindur se edhe pse Greqia ka potencial ushtarak të fuqishëm ndaj Shqipërisë, Turqia do ta sulmonte Greqinë për interesat e saj në këtë rast / DITA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?