Media italiane: Franca bllokon Shqipërinë
Mediat italiane raportojnë se Franca ka bllokuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (MV).
Televizioni “TG24” shkruan sot në mbrëmje : “Vetoja e Francës bllokon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, duke vënë në dyshim gjithë procesin e zgjerimit të BE-së. Samiti i BE, në këtë mënyrë, nuk do të jetë në gjendje të hapë rrugën për dy vendet e Ballkanit, edhe pse një pjesë e madhe e partnerëve europianë janë në favor të rekomandimeve që ka bërë Komisoni Europian”.
Lajmi i medias italiane vjen në momentin që krerët e shteteve të BE janë në një darkë pune ku po diskutohet dhe çështja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.