Mediat greke:“Po shëmben shtëpitë greke në Himarë”!

“Buldozerët e Ramës po shembin shtëpitë greke në Himarë” titullohet artikulli, që gazeta “Ethnos” e së dielës i kushton tensioneve mes Athinës dhe Tiranës.

Viti i incidenteve në marrëdhëniet greko-shqiptare e gjen kryeministrin Rama të lundrojë në detet e një revanshi antigrek, të cilat kanë arritur të “lagin” edhe Akropolin e Athinës, shkruan analisti i njohur Jorgos Sakafidha, që shton se 52-vjeçari socialist me një profil modern të dikurshëm, tashmë thotë çfarë i vjen për mbarë, mjafton të jetë anakronike, johistorike dhe me provokim nacionalist shkruan “TCH”.

Artikullshkruesi thekson se, Tirana zyrtare investon në krijimin e armiqve imagjinarë të jashtëm, për të zyrtarizuar disa prej pretendimeve të çamëve, në mënyrë që të heqë vëmendjen e popullit nga problemet e brendshme, si korrupsioni, trafiku i drogës, taksat e larta, mungesa e demokracisë etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa theksohet se ka muaj që vazhdon ky aksion i planifikuar për të rrëmbyer pasuritë e minoritarëve në zonat bregdetare, me justifikimin e planeve të zhvillimit, publikohen edhe disa dëshmi të banorëve të Himarës, në një prej të cilave thuhet: “Qëllimi i tyre është të dëbojnë elementët grekë nga Himara. Por ne do t’i mbrojmë pasuritë tona. Le të na vrasin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me dy artikuj pasqyron zhvillimet me Tiranën edhe “Kathimerini” e së dielës. Në shkrimin e radhës, analisti i njohur Stavros Tzimas jep prapaskenën e të gjithë tensionit midis dy qeverive për Himarën, duke theksuar se mosdërgimi i buldozerëve, ndërsa afati i paralajmërimit ka mbaruar qysh të enjten, tregon një përpjekje për të ulur tonet, megjithëse kryebashkiaku Goro deklaron se ndërtesat e paligjshme do të shemben.

Ndërsa në artikullin e dytë theksohet se, Athina është tepër skeptike për nacionalizmin e vonuar mendësor shqiptar, që merr përmasa në një moment kur Tirana ka zgjedhur Greqinë si bosht të fushatës elektorale, ndërsa pret raportin e progresit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave për anëtarësim. Këtu aludohet se, nëse gjykimi për Shqipërinë do të jetë pozitiv, Athina po analizon mundësinë e një vetoje, me justifikim shkeljen e të drejtave të minoritetit.

“Puzzle”-in e tensioneve dhe deklaratave nga të dy palët e plotëson edhe përgjigjja që dha orët e fundit në Parlament ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, pas pyetjes së 12 deputetëve konservatorë se, përse nuk po përparojnë ndërtimet për varrezat e ushtarëve grekë.

Sipas tij, fajin për këtë e ka pala shqiptare, që vonon dhe pengon marrëveshjen e nënshkruar, ndërsa 15 ditë më parë është zhvilluar mbledhja e dytë e Komisionit të përbashkët të Specialistëve, që ka përcaktuar veprimet e nevojshme për të përshpejtuar fillimin e punës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?