Mediat serbe: Erdogan me shqiptarët do ta marrin Shkupin e Kumanovën

Është rikthyer politika e ushqyer nga retorika konspiracioniste e Aleksandar Vuçiqit, në raport me shqiptarët, pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, se Kosova e Shqipëria do të bashkohen nëse BE i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor.

Fillimisht Vuçiq, e më pas edhe mediat e kontrolluara prej tij, kanë shpikur histori të filmave triller, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria po përgatiten për luftë, me ndihmën e Turqisë, për ta realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe, përcjell Gazetametro.net.

Gazeta serbe “Informer” në numrin e nesërm të gazetës, në ballinë ka nxjerrë tekstin, ku thotë se “Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë, për ta bërë Shqipërinë e Madhe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas atij pak teksti që shkruhet në ballinën e gazetës të prezantuar sot, e që nesër del në treg, thuhet se agjentët turq në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë me shqiptarët po përgatisin luftë në Ballkan. Ata sipas kësaj gazete, po blejnë armë dhe raketa anti-tank. Plani thuhet të jetë ndërhyrja në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, e të merret edhe Kumanova dhe Shkupi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?