FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediu i kërkon Asamblesë: Të zyrtarizojmë mosregjistrimin e PR në zgjedhje

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare të kësaj partie, së cilës i ka kërkuar të votojë mosregjistrimin e PR-së në zgjedhjet elektorale të 18 qershorit. Kërkesa e tij ka ardhur një ditë para përfundimit të afatit të regjistrimit të partive në KQZ.

Mediu, në fjalën e tij, tha se “para nesh shtrohen tre rrugë. Neve na thuhet të shkojmë në zgjedhje, pra të ulim kokën dhe t’i nënshtrohemi krimit e kjo nuk do të ishte me pasoja vetëm për Shqipërinë.

E dyta është të shkojmë në zgjedhje të ndarë, me pretimin e kryeministrit se do të shkoj në zgjedhje dhe të vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga e tretë është më e logjikshmja: Të ulemi sëbashku, që është edhe në interes të Ramës e të vendosim rregullat e funksionim të shtetit, pra të ulemi për ndarjen e politikës nga shteti dhe kjo do të ishte rruga europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne si PR dhe parti të tjera, kemi vendosur – jo të bojkotojmë – por të mos lejojmë zgjedhje të kontrolluara nga krimi dhe korrupsioni,” tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?