Mediu: Individët që sjellin vota të jenë në lista
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ai i Partisë Republikane Fatmir Mediu ende nuk kanë shtrënguar duart mes tyre për të dakortësuar një marrëveshje mes demokratëve dhe republikanëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Për Mediun, për të arritur një marrëveshje do të duhet që Partia Demokratike ti përmbahet marrëdhënies që ka pasur me forcën e tij politike.
“Vendimarrja nuk mund të ngelet vetëm te lideri politik, por të ulja dhe në marrëdhënie me çdo individ. 30 vjet ne kemi qenë sëbashku dhe ajo që na ka karakterizuar është maksimalizimi i votës për njerëzit më të mirë”, ka thënë Mediu
Një këshilli Mediu e kishte për të gjithë opozitarët për zgjedhjet e 25 prillit.
“Detyra e parë e opozitës është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, është shprehur ai.
Partia Republikane vazhdon takimet me strukturat në të gjithë vendin, ndërkohë që në Tiranë dhe Shkodër ka prezantuar edhe kandidatë.