Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mediu: Qeveria saboton reformën, do të përballet me vendimet e Brukselit

Intervista E mërkurë, 28 Prill 2021 19:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë”, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu: “Formula e re, shmang kontrollin politik”.

 Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 59 minutash
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

Opozita dhe aleatët e saj, prezantuan dje formulën e re, e cila konsiston në zgjidhjen e ngërçit që ka mbërthyer reformën në drejtësi. Kjo formulë, siç shprehet dhe Fatmir Mediu është një mënyrë që shmang kontrollin politik dhe që maxhornca duhet ta pranojë nëse kërkon moskapjen politike. Në një intervistë për “Koha Jonë”, kreu i PR-së, ka qartësuar domethënien e formularit dhe çfarë presin nga arena politike. Në fund, ai shton se, nëse qeveria saboton reformën, do ketë vendime të ashpra nga Brukseli.

Swiss Digital

Ndonëse opozita ende nuk ka dhënë dakordësinë e saj për reformën në drejtësi, nga ana tjetër reforma po ecën, ndryshimet janë realizuar dhe pritet votimi më 21 korrik. Po gabon PD-ja me qëndrimet e saj?

Opozita po kërkon që reforma në drejtësi të jetë një reformë që garanton pushtet gjyqësor të pavarur politikisht dhe të pakorruptueshëm. Maxhoranca që në fillim ka kërkuar një reformë të kontrolluar politikisht prej saj dhe njëkohësisht vegël në shërbim të interesave korruptive të saj. Po t’i ktheheni drafteve të fillimit, shumë institucione të propozuara jo vetëm kishin për qëllim kontrollin e sistemit, por ishin ndërtuar në mënyrë të tillë që lehtësisht mund të gjejnë emrat mbas tyre, me lidhje të qarta politike me PS-në. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias, si arbitri i vetëm që kemi rënë dakort, politika shqiptare dhe faktori ndërkombëtar. Neni 88 është i lexueshëm dhe i kuptueshëm për ata që duan reformën në drejtësi. Është e papranueshme, rrënuese për parlamentarizmin që për reformën kushtetuese, ku ndryshohet pjesa më e madhe e Kushtetutës mbi 90% e deputetëve nuk e kanë idenë se çfarë është shkruar, për të mos folur për ligjet shoqëruese që votohet në mungesë të plotë të përgjegjësisë politike dhe personale. Kështu po humbasin qytetarët dhe institucionet shqiptare. Kjo është se politika ka humbur respektin për vete dhe nuk duhet të presë të respektohet nga qytetarët dhe nga ndërkombëtarët.

Në takimin e opozitës me aleatët u diskutua një propozim i ri për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Për çfarë flet ky propozim?

Propozimi ynë është i treti në kohë që i kemi ofruar maxhorancës, bazuar në Nenin 88. As më shumë e as më pak, propozojmë që në grupin e kandidaturave të pavarura që plotësojnë kriteret teknike dhe profesionale, të ngrihet një komision “AdHoc”, i përbashkët pozitë-opozitë, në bashkëpunim me ndërkombëtarët, ku me votë të fshehtë t’i ofrojnë Parlamentit kandidaturat që duhet të votojnë për Komisionin e Vetingut. Kjo i jep autoritetin e duhur Parlamentit dhe shmang kontrollin politik.

Përsëri reforma kushtëzohet nga një kusht. Mbetet ky propozim i ri është një domosdoshmëri apo një alibi që po pengon reformën? Mendoni se do të ketë konsensus për këtë formulë të re?

Opozita po të donte të bllokonte procesin nuk do kishte marrë pjesë në proces, nuk do të bashkëpunonte me Komisionin e Venecias dhe për punën këmbëngulëse në komisionin e posaçëm. Ajo që nuk do reformë është maxhoranca, e cila do kontroll mbi gjyqësorin, për interesa politike dhe korruptive.

Maxhoranca i ka të qarta hapat e radhës nëse dështon votimi; referendum dhe zgjedhje të parakohshme. Çfarë skenari ka opozita?

Të gjitha këto janë hesape interesash politike të maxhorancës në dëm të parlamentarizmin, demokracisë dhe kundër interesave të shqiptareve. Opozita nuk duhet të pranojë të hyjë në zgjedhjet me këtë qeveri. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrim i parë dhe kjo kërkon një reformë të plotë zgjedhore si dhe një qeveri teknike. Mali i Zi është një shembull konkret për garantimin e zgjedhjeve, nëpërmjet reformës dhe marrëveshjes politike.

Gjermania u shpreh qartë, dështim i reformës sjell heqjen e statusit kandidat. Nëse ndodh, partitë kryesore mbajnë përgjegjësitë?

Gjermania tha qartë se reforma kërkon konsensus dhe një reformë të plotë dhe të implementueshme. Nëse qeveria do të sabotojë reformën, padyshim që do ketë vendime nga Brukseli. Por dua të theksoj se për këtë reformë kanë nevojë shqiptarët dhe jo Brukseli.

Institucionet e reja do të jenë nën ndikim dhe vëzhgimin e të huajve jo më në dorën e partive shqiptare, të cilat nuk do të kenë ndikim e peshë pothuajse fare. Mendoni që ndërkombëtarët po marrin sovranitetin e vendit?

Jemi vend anëtar i NATO-s dhe kërkojmë të bëhemi anëtar i BE-së, duhet të kuptojmë se këto marrëdhënie të reja na detyrojnë për marrëdhënie dhe kuptim të ri të përgjegjësive tona dhe ajo pjesë e sovranitetit që lëshohet në këtë proces, nuk është e njëjtë me papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe mungesën e funksionimit politik, të vendit të imponuar nga Rama. E kuptoj dhe frustrimin e ndërkombëtarëve në këtë situatë, por partneriteti dhe jo paternalizmi është interesi i përbashkët.

Po në lidhje me takimet e ambasadorit Lu me deputetë të PD-së, takime individuale. Janë mënyra për të gjetur 94 votat apo fshihet diçka tjetër?

Jam takuar me Ambasadorin Lu kemi komunikuar disa herë, për të mundësuar zgjidhje të përshtatshme konsensuale dhe bashkëpunim politik të palëve. Vlerësoj angazhimin konkret të tij dhe SHBA-të, si dhe ambasadoren Vllahutin dhe BE-në, në këtë proces të domosdoshëm për vendin. Mendoj se është e drejtë e tyre të takohen me këdo, por do ta shikoja si më produktive që të takoheshin përsëri me deputetët e opozitës dhe të vlerësonin shqetësimin e tyre apo ndërsjellas.

Ambasadori Lu ju ka kontaktuar për një takim?

Jam në kontakt të vazhdueshëm me të, vota ime nëse jeni të interesuar është ajo e opozitarit dhe si anëtar i komisionit, një votë që garanton pavarësinë e gjyqësorit.

Ndërkombëtarët janë shprehur se deputetët duhet të votojnë me votë personale jo në frymë grupi?

Deputetët janë njëherë politikanë dhe jo nëpunës Parlamenti. Duhet të kenë forcën logjike për votën e tyre, e të bëjnë debat brenda grupimit politik për të votuar të vërtetën dhe jo manipulimin. Një reformë që është produkt pazari, është e destinuar të dështojë dhe të shkojë ndesh me interesat e qytetarëve dhe vendit.

Skandali në aeroportin Rinas, e cila po kalon me një heshtje të qeverisë, por dhe në rastet kur është folur, zërat kanë pohuar që nuk po ofrohet siguri. Si e komentoni këtë ngjarje?

Ky nuk është skandali i parë që qeveria hesht. Duket që ka një strategji të qeverisë që të banalizojë çdo gjë në vend, duke i bërë skandalet të duken si ngjarje të rëndomta. Përsa i përket sigurisë qytetare, sigurisë së bizneseve dhe institucioneve në Shqipëri, mungon një strategji dhe program konkrete. Institucionet përgjegjëse të sigurisë janë të paintegruara dhe një pjesë e tyre si Ministria e Brendshme, shtojcë politike, për të mos shkuar më tej për akuzat e lidhjeve me krimin. Është sa qesharake dhe e dhimbshme që, Strategjia e Sigurisë Kombëtare kalohet në Parlament, pa asnjë diskutim. Po të pyesni qeverinë e më tej Parlamentin, as nuk e kanë idenë se çfarë përmban; Strategjia e Sigurisë Kombëtare.

Lidhur me pasigurinë, Belgjika heq Shqipërinë nga lista e vende të sigurta. Kjo do të thotë që shqiptarët do të kthen në azilantë?

Kjo do të thotë humbje e madhe për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, që mund të shoqërohet me vendime zinxhir.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 59 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 9 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

6 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 21 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.