Mediu: Rama deklaroi se po planifikon të vjedhë 75 mandate, shqiptarët duhet të organizohen

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mblodhi diten e sotme  strukturat drejtuese të qarkut Tiranë  së bashku me kandidatët e partisë për të diskutuar mbi sfidat që e presin deri në betejën e 25 prillit.

Sipas Mediut, qeveria aktuale po shfrytëzon të gjitha mundësitë e saj për manipulimin e zgjedhjeve dhe për këtë duhen marrë masat urgjente nga ana e opozitës.

Mediu: Edi Rama deklaroi se po planifikon të vjedhë 75 mandate, për të qeverisur i vetëm përsëri dhe as faktet skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve, as varfërimi i shqiptarëve, as shitja e interesave kombëtare, as devijimi i boshtit Euro-Atlantik të shqiptarëve, nuk ka për t`a ndalur Ramën në rrugën e tij të manipulimit, kontrollit të pushtetit, të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Rama ka arritur me sukses që t`a vendosë pushtetin dhe shtetin nën këmbët e krimit të organizuar.  E vetmja rrugë për t`u përballur me Edi Ramën, është organizimi i shqiptarëve dhe kjo është detyra primare e opozitës mbi çdo gjë tjetër. Është e nevojshme që opozita të hapë sytë dhe mendjet, të bëjë të qartë që shqiptarët duhet të vendosin për fatin e tyre.

Mediu gjithashtu radhiti edhe dështimet e qeverisë, Rama të cilat e kanë dëmtuar vendin gjatë dy mandateve qeverisëse.

Mediu: Se Pari. Edi Rama, është e provuar tashmë, kanabizoi Shqipërinë duke i dhënë pushtet dhe autoritet krimit të organizuar. Së dyti, trafiku i kanabisit krijoi lidhje të forta ndërmjet qeverisë, policisë dhe grupeve kriminale në Shqipëri.Së treti, këto grupe kriminale krijuan lidhje me mafien ndërkombëtare. Së katërti, mijëra shqiptarë, është fakt tashmë, që ndodhen në vendet e Amerikës Latine, dhe janë bërë ndërmjetës të furnizimit me kokainë, jo vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por për shumë vende të Europës.Së pesti, paratë të cilat u fituan nga trafiku i kanabisit, u përdorën për të blerë zgjedhjet e 2015 dhe 2017, Së gjashti, jo pa qëllim Edi Rama shkatërroi sistemin gjyqësor dhe në veçanti Gjykatën Kushtetuese, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor.Së shtati, Edi Rama dhe njerëzit afër tij kanë filluar dhe po bëjnë presion mbi kandidatët apo eksponentë të opozitës, tentativa për t`i blerë dhe intimiduar ata, përfshirjen dhe angazhimin e të gjithë administratës në fushatën elektorale.

Ne fund te fjales se tij Mediu qartesoi edhe qëndrimet pranë Partisë Demokratike  duke thënë se kërkesat e Partisë Republikane  nuk janë pazare, por që së bashku në koalicion të maksimalizojnë sa më shumë votën kundrejt mazhorances aktuale.

SHKARKO APP