Mediu: Shqiptarët e lirë janë forca e ndryshimit. Nuk jemi këtu për pushtetin

Fatmir Mediu ishte i pari që mori fjalën nga skena e ngritur para Kryeministrisë. Kreu i PR-së u shpreh se populli opozitar ndodhet në shesh për t’i treguar Ramës se janë të lirë dhe nuk i tremben pushtetit të tij.

”Ne jemi këtu të gjithë së bashku. Nuk jemi për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. Jemi në emër të prindërve tanë që na dedikuan sakrificat dhe jetën e tyre dhe që sot qeveria tallet me ta me pensione qesharake.

Jemi në emër të rinisë, të intelektualëve që janë përzënë qëllimisht nga qeveria rrugëve të botës me qëllim që këtu njerëzit të mos kenë forcë e zë. Jemi këtu në emër të asaj që ndërtuam dhe po shkatërrohet. Ne jemi ata që hapëm rrugën e ndryshimit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa dhe që e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s”, tha Mediu.

SHKARKO APP