Mediu takim me Ambasadorin e OSBE në Tiranë, Del Monaco
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Del Monaco, zhvilloi një takim ne zyrat e Partisë Republikane me kryetarin Fatmir Mediu.
Ambasadori shprehu angazhimin dhe mbështetjen e OSBE për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill, si një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugën Europiane.
Ai u interesua për vlerësimin e Partisë Republikane për situatën parazgjedhore.
Kryetari PR Mediu theksoi se; Politika konfliktuale e Ramës tenton që të ulë pjesëmarrjen e zgjedhësve.
Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë jo vetëm prezent, por dhe të angazhuar në intimidimin e votuesve dhe shitblerjen e votave.
Administrata shqiptare është nën presionin e qeverisë dhe po përdoret për t’i detyruar ata dhe familjarët e tyre, për të votuar për Qeverinë Rama.
Partia Socialiste ka marrë të gjitha të dhënat e qytetarëve, në kundërshtim me ligjin, duke intimiduar apo përdorur votuesit.