Mehmeti: Më kërkuan para për të mos i publikuar incizimet (Video)

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, që së fundi ishte pjesë e një audio incizimi me përmbajtje seksuale ku ajo ishte e përfshirë në një bisedë më bashkëpartiakun e saj Musa Xhaferi ka dhënën mendimin e saj mbi këtë çështje në Opinion në TV Klan.

Ajo ka thënë se është shantazhuar në këtë rast.

“Më kanë shantazhuar e kërcënuar, edhe duke më kërkuar para. Kjo është formë tipike e shantazhit politik për të më diskredituar, për të më shkatërruar karrierën politike,” ka thënë Mehmeti në Opinion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej deputetja Mehmeti ka thënë se në disa momente ka qenë zëri i saj në video, por si tërësi ajo është e montuar dhe ka treguar se  e ka denoncuar rastin në prokurori. Gjithashtu këtë ngjarje e ka cilësuar si goditje për politikanët që duan ndryshim në Maqedoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Ne video është edhe zëri im në ndonjë moment për t’i dhënë hije vërtetësie, por pjesët e tjera janë të montuara. Në kohën kur unë pretendoj një post politik, u bëra viktima e një incizimi të tillë.”

“Esenca qëndron te fakti se: me çfarë plumbash e artilerie goditën politikanët shqiptarë që duan ndryshimin në Maqedoni.”

“Nuk kam reaguar me vonesë, kisha punë me denoncimin në prokurori. Goditja ishte e madhe për mua e familjen time, po i mbledhim forcat që ta tejkalojmë këtë gjendje.”

“Këto lloj montimesh nuk janë asgjë e re për shqiptarët, jemi mësuar t’i diskreditojmë kundërshtarët tanë ne këtë mënyrë. Nuk mendoj se BDI-ja ka bërë diçka të tillë,” ka thënë Mehmeti në Opinion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?