Meloni në Tiranë: Shqipëria është Evropë! Nëse dëshirojmë të ndërtojmë Evropën e re…

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka folur në Samitin Politik Europian që po zhvillohet në Tiranë.

Falënderoj Edin, jo se jetoj në protektorat por se më ka bërë të ndihem shumë e re te video që na u shfaq. Uroj Edin edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës. Jam e kënaqur që Evropa do të mbështetet pikërisht te këmbëngulja e vendosmëria e tij.
Shqipëria organizon Komunitetin Politik Evropian për herë të parë, moment i rëndësishëm për kombin shqiptar e për të gjithë ne. Unë e kam menduar që identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia dhe përpara gjeografisë. Shqipëria është sigurisht Evropë si Italia, Serbia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të tregojë se kush është evropian apo jo.
BE është sot pikërisht ajo që do e doja, dëshira e ribashkimit të familjes evropiane, njësoj si gishtat e një dore.
Nëse dëshirojmë të ndërtojmë Evropën e re në një botë të re nuk e bëjmë dot pa Ballkanin Perëndimor”, tha Meloni në Samit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?