”Meritë e Zahos”, Rama flet për telefonatën me Veliajn: Lal e gjetëm…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj prezantoi ditën e sotme projektin për transformimin e Piramidës në Tiranë në një qendër inovacioni e teknologjie për të rinjtë. Gjatë prezantimit, në prani edhe të Veliaj, kryeministri Edi Rama dha detaje nga bisedat me të për të mbërritur deri te materializimi i sotshëm.

”Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer rrugë për pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, komunitet minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës, që rrezikonte ta kthente në qendër të ardhur me sforcim në kohë. Kurse unë i thosha fëmijët, fëmijët, kjo ishte merita e Zahos më shumë sesa imja, dhe e mbaj mend një ditë kur ai më telefonoi i ekzaltuar, ashtu si telefon gjithmonë, si për një pusetë dhe për një projekt transformues, e me tha; E gjetëm lal, u zgjidh kjo punë, por e kam mësuar se pas gjetjes gjetja që jetë mbrapa, e faktikisht më foli për projektin që është diçka përtej endrrës time më të bukur dhe unë dua t’i komplimentoj me shumë përulësi ideatorët e kësaj qendre, sepse besoj që është një model që arrin të bëjë bashkë dy gjera që duken shumë të largëta, fëmijët dhe teknologjinë”,-tha Rama.

Rama u shpreh se ky projekt është një ëndërr e vjetër e tij, që nga koha kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. ”Projekti për Piramidën është një ëndërr e vjetër e imja që kur isha në bashki. Kjo godinë është fotografia e shtetit që ne trashëguam, kur të përfundojë do të kemi një vend ku mund të shohim se si duhet të jetë shteti. Vendi ku fëmijët e vegjël do të vijnë dhe do ta nisin nga këtu rrugën. Ideja është që t’i japim përmbajtje dhe ta vëmë në funksion të njerëzve dhe jo një prani ikonike në mes të njerëzve”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?