Merkel bisedë telefonike me Bashën: Vlerësim për lidershipin e treguar

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e ka vlerësuar për lidershipin e treguar për reformën në drejtësi.

Merkel falenderoi Bashë për kontributin e tij dhe lidershipin e treguar ne procesin e arritjes se konsensusit si një kontribut madhor për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kancelarja gjermane shprehu bindjen se zbatimi me sukses i reformës në drejtësi do te jetë një ogur i mbarë për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë dhe e siguroi Bashën për mbështetjen e saj të plotë dhe të gjithanshme.

Basha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Kancelares Merkel dhe Gjermanisë ndaj Shqipërisë, në sfidat e rrugëtimit të saj europian dhe në procesin e reformës në drejtësi dhe e garantoi atë se Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë promotore e të gjitha proceseve reformuese duke u udhëhequr nga  parimet dhe vlerat Europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazhoranca dhe opozita arritën marrëveshje sot për reformën në drejtësi, duke u pranuar dy çështjet që ndanin konsensusin, të kërkuara me ngulm nga Partia Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?