Merkel takon Ramën të parin, Vuçiç “pret radhën kokë-ulur” (Foto)
Kancelarja e Gjermansë, Angela Merkel është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në pallatin Hofburg të Vjenës. AFP ka shkrepur momentin e këtij takimi, teksa foto flet shumë. Djathtas kryeministrit shqiptar në pritje të kancelares Merkel është kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiç. Duket se Rama mbetet i preferuari i kancelares Merkel për Ballkanin, sepse e takoi të parin dhe jo vetëm kaq por sheh edhe qëndrimin e Vuçiç sesi e ka pritur këtë moment. Vuçiç mban kokën poshtë dhe pret radhën për t’i dhënë dorën kancelares Merkel.
Në ditën e dytë të samitit, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Maqedonisë i bën sot thirrje për ndihmë BE-së që të veprojë dhe të ndihmojë për krizën e emigrantëve. Samitin e Ballkanin Perëndimor sot do ta ndjekë edhe kancelaria e Gjermanisë, Angala Merkel.
KOHA JONË SONDAZH

