Merret vendimi në Kuvendin e Bashës: Jashtë çdo funksioni drejtues në parti personat e shpallur “non grata” nga SHBA
Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirrur nga Lulzim Basha, ka miratuar sot vendimin antiBerishë, për përjashtimin nga të gjitha funksionet drejtuese në parti për personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA.
Vendimi i dytë me propozim të Kryesisë së Partisë në mbledhjen e ditës së djeshme pa një diskutimi dhe debati të gjerë brenda Kryesisë, Kryesia i propozon kuvendit Kombëtar që në funksion të të ardhmes të PD të mbrojtjes së vlerave e parimeve themelore të saj, marrëdhënia e ngushtë dhe e pa ekuivok me SHBA janë të paprekshme, duke parë të ardhmen e vendit në udhëkryq e të ardhmen e PD të kërcënuar nga jehona të së shkuarës, frymë revanshiste që kërkon flukse me frymë me ide antidemokratike e kundër vlerave identitare të pro amerikanizmit vendos:
1. Shpallja non grata nga qeveria e SHBA është e papajteushme me çdo funksion drejtues në PD”, tha kryetari i Komisionit për drejtimin e punimeve të Kuvendit të PD, Jemin Gjana.