Arian Çani: Altin Dumani ka dosje të tmerrshme, ja çfarë pritet të ndodhë

Gazetari Arian Çani i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth raportit vjetor të bërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Për të SPAK-u tashmë ka në dorë dosje “të tmerrshme” dhe se Altin Dumani gjatë raportimit të tij në një farë mënyre ka dhënë mesazhe për policinë, kryeministrin dhe ministrin e punëve të brendshme.

”Ai është kryetari i një institucioni shumë të përfolur tani. Ai duhet të japë edhe mesazhe të tilla që mirë po biem majtas e djathtas, por do fillojmë të biem edhe nga policia. Ai i çon mesazh kryeministrit, Taulant Ballës dhe të gjithë policisë poshtë. Mesa duket paska dosje të tmerrshme që akoma pritet të ekzekutohen tani”,-tha Arian Çani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?