Mesazhi i Jorida Tabakut për 15 vjetorin në NATO: Le të reflektojmë mbi rrugën dhe fuqinë tonë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një postimi në “X” për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Tabaku shkruan se, ndërsa festojmë këtë ditë, le të reflektojmë mbi rrugën dhe fuqinë tonë.

Ajo shton se kjo arritje s’duhet të na vetëkënaqë, por të kërkojmë më shumë.

“Ndërsa festojmë 15 vjetorin e anëtarësimit në @NATO le të reflektojmë mbi rrugën & fuqinë tonë. Kjo arritje s’duhet të na vetëkënaqë por të kërkojmë më shumë:jo thjesht anëtar por partner & kontribues në këto kohë të turbullta. Modernizimi FA&roli rajonal duhet të jetë prioritet.”, shkruan Tabaku.

SHKARKO APP