Mesazhi i Presidenti Meta për humbjen e mikut të tij

Arjan Kuçi
Arjan Kuçi

Presidenti Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij, Arjan Kuçi.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shprehet: “Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës.  Edhe pse i mbetur jetim adoleshent, Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit ’90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t’u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij.

Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot. Jam pranë familjes së dashur Kuçi në këto momente tepër të vështira, të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre. I përjetshëm kujtimi dhe guximi i Tij!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues…

Swiss Digital Mobile Reklama

Posted by Ilir Meta on Tuesday, November 24, 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?