Mesazhi i Ramës: Do shkoj në zgjedhje!

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154638506391523/

Në komunikimin e Javës në rrjetin e tij social, Kryeministri Esdi Rama ka përcjellë një mesazh të qartë për palët politike, duke thënë se askujt nuk duhet t’I shkojë ndërmend që të ndalojnë qytetarët shqiptarë për të shkuar, më 18 qershor, në kutitë e votimit.

Sipas kryeministrit, vota e 18 qershorit do të vendosë nëse Shqipëria do të vijojë drejt BE-së apo drejt të shkuarës, që sipas Ramës simbolizohet më së miri nga PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje kreu i qeverisë ka theksuar se opozita është dukshëm kundër integrimit të Shqipërisë në BE dhe se është e gatshme të sakrifikojë të gjithë vendin nga frika e vettingut dhe reformës në drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Frika nga drejtësia po i jep jetë dita ditës qasjes destruktive të PD-së… frika nga drejtësia e ka kthyer frikën ndaj gjykimit të popullit në një ditë që nuk duan të vijë kurrë.

Janë gati ta sakrifikojnë shqipërinë. Nuk e duan 18 qerhsorin, sepse populli nuk do të vendosë për 4 vitet e ardhshme në 18 qershor por për fatin e Shqipërisë. 18 qershori është dita e gjykimit dhe vendimit të popullit Sovran, për ti dhënë një mesazh shumë të qartë jo vetëm vendit por edhe ndërkombëtarëve…

Janë gati ta hedhin në erë urën e brishtë që mezi e kemi ndërtuar për 27 vjet me rradhë, urën e brishtë drejt BE-së. Janë gati të na ndajnë për së gjalli nga Europa e lirisë, e demokracisë. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e Europës, sepse e duan Shqipërisë si një çiflig.

Kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri. Është një përplasje mes të shkuarës dhe të ardhmes. Është një ndarje mes errësirës së politikës së vjetër, mes një katudnit të vjetër mediatik dhe parimeve të Shqipërisë Europiane.

18 qershori do të sjellë një vendim të qartë, o me Europën o me frikën ndaj Europës, o me reformën në drejtësi, o me frikën ndaj reformës, o me një qeveri që lufton përdit, o me një qeveri që na kthen mbrapsht në avazin e vjetër, në errësirë.

Askujt të mos i shkojë në mendje se populli mund të ndalohet për të votuar në 18 qershor, këtë nuk do ta lejojmë kurrë.”-tha Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?