FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi kërcënues i Bashës: S’është këputur asnjë lule, por po më mbaron dhe mua durimi

Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli sot për “shtet leshi” nga çadra e protestës së opozitës. Ai tha se shqiptarët janë në gjendje të mjeruar financiare. Basha u shpreh se lekët që Rama merr nga taksat e rritura, nuk ua kthen qytetarëve, por i mban për vete.

Për zgjedhjet ai tha se qeveria teknike do duhet të sigurojë votim dhe numërim elektronik, të zbatojë ligjin e dekriminalizimit dhe të luftojë drogën. “Vetëm qeveri teknike, asnjë tërheqje nga këto”, tha Basha.

Më pas ai bëri një paralajmërim ndaj Edi Ramës. “Thuaj falë Zotit se më ke mua përballë që s’është këputur asnjë lule. Ndoshta më mbaron dhe mua durimi dhe s’arrij dot t’i bind që të mos këpusin ndonjë lule. Jemi fytyra e Shqipërisë Europiane. Do vazhdojmë paqësisht, por me vendosmëri”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

PER SITUATEN EKONOMIKE

Swiss Digital Mobile Reklama

“Problemi në i shqiptarëve sot është gjendja ekonomike. Halli i shqiptarëve është se s’kanë lekë, s’kanë lekë për tarifat e uji. Pse nuk ka leke, ku janë lekët. Ku do që shkojë më thonë se ska lekë. Ku janë lekët? Jemi ulur në një vend ku lekët i keni shumë afër.

Një pjesë mblidhen me taksa me të lartë se para katër vjetësh. Taksat janë rritur për të gjithë. Një pjesë i mbledh me faturat e energjisë. Një pjesë i mbledh me faturat e rritura të ujti dhe me çmimin e rritur të karburantit. Ngritëm zërin dhe thamë mos e rrit, por kjo nuk do t’ ja dijë. Por taks e karburantin nuk prek vetëm ata që kanë automjete, por prek këdo. Ku shkojnë partë i mbledh ky. Shteti, shteti i leshit. Është me e pakta që mund t’i them”, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?