Mësim online, Xhixho: Arsimi nuk është prioritet për ketë qeveri, sa më shumë bashkëpunim për ta kaluar këtë sfidë

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për nisjen e vitit të ri akademik në universitete, i cili do të zhvillohet online deri në një afat të caktuar.

Xhixho shkruan se ky është një vit i pazakontë dhe sfidues si për studentët ashtu dhe për pedagogët.

“Arsimi nuk është prioritet për ketë qeveri ndaj dhe sjellja e saj e papërgjegjshme nuk habit askënd. Por drama financiare prek çdo ditë dhe me shumë çdo familje shqiptare, në këto kohë të errëta për vendin nën drejtimin e qeverisë më të papërgjegjshme që ka parë historia.” – shkruan Xhixho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot fillon një vit i ri akademik shumë i pazakontë e sfidues për të gjithë studentët, pedagogët dhe në tërësi arsimin universitar.

Në kushtet e një pandemie të keqmenaxhuar dhe pa një strategji të qartë nga kjo qeveri, e cila vetëm 3 ditë përpara fillimit të mësimit lajmëron në papërgjeshmëri totale zhvillimin e mësimit online.

Duke vendosur studentët në vështirësi për të riorganizuar jetën e tyre studentore, shpenzimet e bëra tashmë për akomodimin e tyre në qytetet përkatëse, apo shpenzimet që duhet të kryejnë për të pasur mundësi në aksesin e mësimit online.

E gjitha kjo pa asnjë mbështetje financiare dhe pa asnjë plan nga qeveria.

Gjithashtu pedagogët që në kohë rekord do duhet të përshtaten me një sistem online i lajmëruar në momentet e fundit.

Arsimi nuk është prioritet për ketë qeveri ndaj dhe sjellja e saj e papërgjegjshme nuk habit askënd.

Por drama financiare prek çdo ditë dhe me shumë çdo familje shqiptare, në këto kohë të errëta për vendin nën drejtimin e qeverisë më të papërgjegjshme që ka parë historia.

Shpresoj me zemër në sa më shumë bashkëpunim për ta kaluar këtë sfidë të paprecedentë që kemi përpara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?