Mësuesja në Kavajë thirrje nxënësve: Të gjithë në miting se vjen Rama (Video)

Partia Demokratike ka denoncuar një rast në Kavajë, ku nxënësit e shkollave po shfrytëzohen sipas saj për qëllime elektorale. Ngjarja ka ndodhur dje në një klasë në gjimnazin ‘Aleksandër Moisiu’ në Kavajë, ndërsa në videon e shpërndarë nga PD shfaqet mësuesja Elona Bizhdili, e cila pasi i bie bankës që të dëgjojnë të gjithë apelon nxënësit për aktivitetin.

“Nesër (sot) në orën 16:30, zhvillohet një aktivitet i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, e gjithë shkolla do të përfaqësohet me mësuesit e vet dhe nxënësit e çdo klase, nesër në takimin që organizohet”, – thotë mësuesja Elona Bizhdili, ndërsa videoja është filmuar nga një nxënës.

Sipas Partisë Demokratike, presionet i bën në mënyrë të përditshme shefja e zyrës Arsimore në Kavajë Sonila Peza, e cila merr me listprezencë mungesat e mësuesve në çdo organizim partiak të PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim me votuesit për herë të parë në qytetin e Kavajës në orën 17:00.
Screenshot004

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?