Presidenti Meta: I kam kërkuar sqarime KLGJ e jo shoqatave private te huaja

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për mandatin e Ardian Dvoranit. Ai deklaroi se i ka dërguar kërkesë një institucioni shtetëror dhe jo shoqatave vendase apo të huaj, ndaj dhe pret një përgjigje ligjore nga KLGJ.

“Nuk kam parë ende zyrtarisht një vendim te KLGJ. Kjo është një çështje tepër elementare, edhe një student i juridikut që e ka marre notën 5 pa mik, e ka të qartë. E vetmja që gjë mbetet e paqartë është nëse zotëria në fjale e ka mbaruar mandatin e dytë apo jo, meqë mandati i parë i ka mbaruar që në 2014. Nuk kemi të bëjmë me një individ, por me integritetin e Gjykatës se Lartë”,- tha Presidenti Meta.

SHKARKO APP