FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Bojkoti nuk është zgjidhje, t’i japim shans Vasilit të jetë Kryeministër

“Demokracia nuk t’i jep dot të gjitha. Duhet të luftosh për të drejtat demokratike dhe opozita duhet të jetë aktive për t’i fituar këto të drejta. Bojkoti nuk është zgjidhje”. Kështu u shpreh Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara komitetit drejtues të LSI-së, që u mblodh në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 18 qershorit. “Jam i disponueshëm për të bërë çdo gjë që mundem për zgjidhjen e kësaj krize politike”, shtoi Meta.

Meta tha edhe se LSI do të jetë një forcë e rëndësishme dhe do ia dalë me të gjithë lidershipin e fortë që ka. “Me Petrit Vasilin në krye, LSI do të njohë vetëm rritje. T’i japim shans Vasilit të jetë njësh i LSI, me përkrahjen tuaj mund të bëhet edhe njësh i Qeverisë. Bëj shaka, ju e zgjidhni vetë kë doni kryeministër”, u shpreh Meta.

Gjatë fjalës në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI, Zëvendëskryetari i kësaj force politike ka komentuar aktualitetin politik si dhe zgjedhjen e Ilir Metës president.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vasili u shpreh se largimi i Metës si drejtues i LSI dhe zgjedhja e tij si president është një sakrificë që bën kjo lëvizje politike. Petrit Vasili u shpreh se mesazhi që ka mësuar Meta është që të mos armiqësohemi me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk mund të ishim të lumtur tja dhuronim kryetrarin e LSI zgjidhjes poltike, por ne jemi mësuar të sakrifikojmë për vendin, ndërsa të tjerët jo. Pozicioni i kryetarit të shtetit do jetë vërtet kryetari i shtetit, pasi do jetë i gjithë shqiptarëve. Më në fund kemi një kryetar që ka qetësinë e duhur dhe ka derën e hapur për çdo shqiptar. Për LSI do bindim të gjithë për të krijuar atë Shqipërinë që duam, pra duke eliminuar armiqësitë. Gjeja kryesore që na ka mësuar Meta është të mos armiqësohemi me njëri-tjetrin. Objektivi ynë është që të jemi forcë e parë në zgjedhet e ardhshme”-tha Vasilivijon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?