Meta dërgohet direkt te burgu 313 në Tiranë
Sapo u vendos nga gjykata e GJKKO që ish-presidenti Meta do të qëndrojë në burg. Mësohet se Ilir Meta u dërgua në burgun 313 në Tiranë. Në mbrëmjen e sotme Meta do të qëndrojë në dhomën e observimit. Aty ai do të intervistohet nga punonjësit e burgjeve nëse ka konflikte me të paraburgosurit e tjerë, në mënyrë që të identifikojë personat e mundshëm me të cilët mund të ketë konflikte.
Kjo procedurë do të ndiqet për Metën në mënyrë që të evitohen sulmet e mundshme ndaj tij për arsye të detyrave të rëndësishme që ai ka mbajtur. Meta ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë, kryetar i Parlamentit, President, si edhe ministër në disa dikastere përgjatë karrierës së tij mbi 30-vjeçare.