Meta dhe Basha shtrëngojnë duart për fitoren e Trump
Sot Meta e Basha kanë shtrënguar duart në fitoren e Donald Trump. Ata për një çast janë fotografuar bashkë, ndërsa nuk kanë munguar edhe buzeqeshjet mes palëve.
Mëngjesin e sotëm, Ambasada Amerikane në Tiranë organizoi një pritje me krerët e shtetit dhe disa personalitete, ndërkohë që ishin duke u shpallur rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.
Në këtë pritje ishin të pranishëm Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Parlamentit, Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sikundër duket qartë edhe nga fotoja në fjalë, në një moment, Basha dhe Meta kanë shtrënguar duart mes tyre në prezencën e ambasadorit amerikan.

KOHA JONË SONDAZH

