Meta dhe Haradinaj në familjen e profesorit Shefqet Zymberajt
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bashkë me presidentin shqiptar Ilir Meta kanë vizituar sot familjen Zymberi në Gjilan për ngushëllime me rastin e vdekjes së profesorit Shefqet Zymberit.
“Vizitova sot në Gjilan familjen Zymberi, për të ndarë dhimbjen dhe shprehur ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Shefqet Zymberit, profesorit të nderuar, intelektualit, atdhetarit dhe veprimtarit të spikatur për çështjen kombëtare dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të shtypur në ish-Jugosllavi. ????”,- shkruan kreu i shtetit në një publikim në Facebook.
Haradinaj përmes një statusi në Facebook tha se ai ishte një atdhedashës aktiv për çështjen kombëtare, njofton Klan Kosova.
“Vizitë ngushëlluese familjes Zymberi nga Gjilani, me rastin e vdekjes së Shefqet Zymberit, profesorit të nderuar, që kishte guximin intelektual të vepronte në çfarëdo rrethane. Shefqet Zymberi, i takonte gjeneratës së të burgosurve politikë të viteve të ‘60-ta dhe u angazhua bashkë me shumë të tjerë, në avancimin e të drejtave të shqiptarëve të shtypur në ish Jugosllavi. “Një atdhedashës i pashoq, gjithmonë aktiv në çështjen kombëtare. Ngushëllime të sinqerta, familjes dhe miqve të Shefqetit!”.

KOHA JONË SONDAZH

